Këngëtarja amerikane Beyonce, do të marrë një rol kryesor në një film që do ribëhet nga kompania gjigante e Disneyt.
Ajo do të jetë zëri i ri i filmit remake “The Lion King”.
Beyonce do të qëndrojë prapa luaneshës Nala, krahas rolit kryesor të Simbës, që do luhet nga Donald Glover.
Beyonve ka njoftuar në profilin e saj në Facebook për këtë projekt të ri pjesë e së cilit do të jetë, duke u dhënë fund një herë e mirë thashethemeve për përfshirjen e aj në këtë film.
Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që ajo do jetë pjesë e një filmi artistik, por është hera e parë që bëhet pjesë e një filmi të animuar.
Beyonce ka luajtur edhe në filmat si “Dreamgirls”, “The Pink Panther”, “Obsessed” e “Cadillac Records”. /Prive.al