‘E kam parë dy-tre herë’, dalin fakte që demantojnë Edonën për Vesën

By

Jeta e një prej banoreve të Big Brother VIP Kosova është vënë edhe më në fokus të publikut që prej hyrjes së saj në Big Brother VIP Kosova.

Fjala është për Vesa Vllasaliun, sensacionin e rrjeteve sociale që po tregohet në lojë me karakterin e saj solar duke treguar jetën e saj në të gjitha nuancat.

E së fundmi, ndarja e saj me futbollistin Mërgim Berisha është bërë temë edhe më e përfolur, marrë shkas nga fakti se versionin e tyre të historisë e kanë thënë për herë të parë bashkëshortja e tanishme e tij Edona dhe vëllai i futbollistit.

Është pak e habitshme se si përkoi që kjo punë të ndodhë saktësisht në kohën kur Vesa gjendet brenda shtëpisë më të famshme, në kushte të pamundësisë për të reaguar me versionin e saj.

E një prej deklaratave më të papritura të Edonës ishte ajo në lidhje me faktin se nuk e ka pasur shoqe Vesën dhe janë takuar vetëm disa herë.

”Unë nuk e konsideroj shoqe të ngushtë dikë që e kam parë dy-tri herë, ne njihemi se jemi të dyja të Gjilanit, është e pamundur të mos njihemi, Kosova nuk është e madhe, shoqja e imja e vërtetë është dikush që të përkrah në çdo situatë të jetës, që e njeh me vite, që e njeh me familje, ajo nuk ka qenë e tillë, jo ajo nuk është shoqe e imja e ngushtë, ne jemi parë vetë dy-tri herë, ne jemi njohur në një klub, por nuk më kujtohet saktë se si jemi njohur”, tha Edona.

E sa të afërta me njëra-tjetrën kanë qenë ato e tregon një fotografi e siguruar nga redaksia e Prive.al.

Në të, shihen dy shoqet e dikurshme në Turqi, gjatë kohës sa Vesa ishte me Mërgimin dhe ky i fundit luante për ekipin e Fenerbahces. Atje, Vesa mësohet se e kishte pritur Edonën në udhëtimin e saj në Turqi.

Gjithashtu, në rrjetin social TikTok po qarkullojnë foto ku Vesa i kishte dërguar letrën Edones (mikes së ngushtë) që të jetë shoqëruesja e parë e saj në dasmë por veprimi i këtij të fundit ndryshoi gjithë rrjedhën e historisë.

Ju, kujt i besoni në ketë mes? /Prive.al

Artikuj të ngjashëm