E jashtëzakonshme: Nisma humanitare e Eminas tejkalon cakun dyfish në vetëm 48 orë

By

Dy ditë më parë, super modelja shqiptare Emina Çunmulaj përmes një videomesazhi lajmëroi ndjekësit që në Tetor do jetë në Shqipëri.

Vullneti për të ndihmuar njerëzit në nevojë, pas skamjes së madhe që e dëshmoi vitin e kaluar me sytë e saj ishte shkaku që Çunmulaj si anëtare e bordit të nismës “Fundjavë ndryshe” do angazhohet në kauzë.

(lajmi vijon nën video)

Për të kontribuar, Emina hapi edhe nismën e saj online e cila po njeh sukses të jashtëzakonshëm.

Pa u mbushur mirë 48 orë, caqet e përcaktuara nga modelja janë tejkaluar dyfish.

Ishte e paraparë të mblidhen 20,000 dollarë deri para ardhjes së Eminas në Shqipëri por brenda dy ditëve janë grumbulluar afro 40,000 dollarë.

Nga një vëzhgim i thjeshtë i Prive.al, ajo që bie në sy është që shumica prej donacioneve janë nga amerikanë, duke konfirmuar në këtë formë impaktin e jashtëzakonshëm të Eminas përmes vetëm një apeli në rrjetet e saj sociale.

Të gjithë ju që doni të kontriboni për përmirësimin e jetesës së familjeve skamnore në zonat e thella të veriut të Shqipërisë, një gjë të tillë mund ta bëni duke KLIKUAR KËTU! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm