Flori Mumajesi del haptazi kundër këtij këngëtari!

By

Ditë më parë ju njoftuam mbi koncertin e këngëtarit grek Notis Sfakianakis në Tiranë.

Organizuar nga Top Channel, me 25 Maj në Pallatin e Kongreseve mes çmimeve të biletave që fillimisht varionin nga 123 euro në 165, e që më pas u zbritën për rreth 30 përqind, në zemër të Tiranës, Sfakianakis parashihet të performojë hitet e tij më të njohura.

Një lëvizje e tillë nuk u prit në mënyrën më të mirë të mundshme nga ndjekësit e trashëgimtares së Top Channel, Lori Hoxha të cilët e kritikuan që po e sjell racistin Sfakianakis në Shqipëri.

Por, tashmë kundërshtimi ka shkuar në një tjetër nivel.

Ka qenë këngëtari Flori Mumajesi ai që ka ndarë një video të përbërë nga dy sekuenca. Në të parën, një deputet i partisë nacionaliste greke ‘Agimi i artë’flet me revoltë ndaj shqiptarëve dhe talenteve në sport e muzikë si Eleni Fourerira.

Në pjesën e dytë, bashkangjitur është prononcimi i Sfakianakis i cili e sheh partinë e ekstremit të djathtë si ‘të vetmen e cila mund të ishte shpëtim sot për shtetin’.

Të ketë dashur Flori t’ua hapë sytë shqiptarëve që të mos paguajnë dhjetëra mijëra lekë për një biletë tek Sfakianakis?! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm