Diferencën e krijuan me vetë faktin se për të parën herë, reperët shqiptarë publikuan album të shpërndarë në nivel global.
Por, ky nuk është suksesi i vetëm që albumi i Mc Kreshës dhe Lyrical Son ‘Rapsodët n’Rap t’Sotit’ shënoi në pak ditë nga publikimi.
Puna kolosale në këtë album u kurorëzua me besoni ose jo, vende të para të albumeve në shtete të mëdha europiane.
Sipas kategorizimeve në iTunes, albumi i PINT-ave ka arritur të dalë i pari në zhanrin hip-hop/rap në Suedi e Zvicërr teksa lartë në klasifikime gjenden edhe në Gjermani, Maqedoni dhe Austri.
Fotoja e mëposhtme e shpërndarë nga Festimi tregon ngritjen e lartë në pozita të albumit. /Prive.al/