E frymëzuar nga Spice Girls: Kështu dukej Poni si adoleshente

By

“Spice Girls” ishte një grup vajzash që u formuan në vitin 1994 dhe për një kohë të shkurtër arritën famë botërore me muzikën e tyre.

Përveç se vendosën trendin se çfarë muzike ishte e famshme asokohe, vajzat patën influencë edhe në stilin e miliona vajzave në tërë botën.

Poni me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, kujtoi kohërat kur ajo ndiqte stilin dhe artin e vajzave.

Në foton e postuar ajo shkruan, “Ishte koha kur frymëzoheshim nga Spice Girls. Të nxirë në plazh dhe flokët bishtaleca si Ema.” – duke iu referuar anëtares së grupit, Emma Bunton. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm