Statusin si e fejuar do ta mbaj edhe pak ditë, pasiqë të dielën Qëndresa Bajrami do të jetë nuse në familjen Gashi.
Martesa është një hap i madh e padyshim një event shumë i rëndësishëm në jetë, prandaj nuk mund të kalohet dhe shumë thjeshtë.
Pas surprizës që i është bërë në Turqi nga gruaja e Sinan Hoxhës dhe ajo e Avni Selimit, një tjetër befasi e priti sot në kryeqytet.
Shoqet e Qëndresës, kanë menduar për një tjetër festë beqarie për të. Nga disa foto që ka siguruar Prive shihet dekori si dhe nusja në një nga lokalet e Prishtinës.
Pas kësaj, të gjithë sytë janë të drejtuar kah dasma e së dielës e po ashtu ahengu në Prizren./Prive.al