Viti 2015 pa dyshim se për Nora Istrefin dhe Robert Berishën do mbetet përherë në kujtesë si një ndër vitet më të veçanta për çiftin.
Ata u bënë për të parën herë prindër të vajzës Renée që mbushi jetën e tyre me plot dashuri e pozitivitet.
E Nora Istrefi pasi kalendari shënoi datën 1 Janar 2016 ka kujtuar këtë moment përmes një postimi në profilin e saj në Instagram.
Këngëtarja ka treguar se Renée është gjëja më e mirë e vitit 2015 duke i bashkangjitur një imazh ku shihet e ëmbla Renée si gjithmonë e hareshme. /Prive.al