Ajo qenka shumë e përgatitur të jetë edhe nuse dhe cilado familje që do e marrë në shtëpi, qenka me fat.
Filloreta Raci, jo vetëm që do i kënaqë me këngë të bukura, por edhe me ushqime!
Këngëtarja e ka dëshmuar se di të gatuajë, dhe madje një nga gatesat më të vështira tradicionale si flija…
Në këto ditë të bukura pranvere, këngëtarja ka gjetur kohë nga agjenda e saj e ngjeshur, që të gatuajë fli.
Ndërsa është motra e saj ajo që e ka kapur këtë moment epik përmes fotografive, ku Fifi shfaqet tejet e përqendruar në atë që i thonë “qitja e rendeve” të flisë! /Prive.al