Shumë nga ju, as nuk do të paramendonit përdorimin e internetit pa opsionin Google Search. Qoftë për ndonjë produkt, adresë, person, kërkimi në Google është ajo që na ndihmon për rezultate të shpejta.
Rikthehemi pas në kohë, në fustanin Versace që Jennifer veshi në Grammy të vitit 2000. Pikërisht ky fustan duket se ka qenë arsyeja e shpikjes së kërkimit të imazheve në Google.
Jennifer Lopez bëri shumë zhurmë me fustanin e gjelbër Versace, me dekoltenë V deri poshtë kërthizës. Të mos harrojmë që bëhet fjalë për shumë vjet më parë, kur veshjet më avangardë në tapetin e kuq ishin veshjet xhins të Justin dhe Britney-t ose veshjet me barkun jashtë të Christina Aguilera-s. Në atë kohë, të gjithë po flisnin për veshjen e guximshme të J-Lo dhe donin të shihnin fotografitë.
“Në atë kohë, ishte pyetja më shpesh e kërkuar që kishim parë ndonjëherë, por nuk kishim asnjë mënyrë të saktë për t’u dhënë përdoruesve saktësisht atë që dëshironin: J-Lo të veshur me atë fustan”, shpjegoi Eric Schmidt, kryetari ekzekutiv i Google.
Për atë arsye, shpjegoi ai, lindi Kërkimi i imazheve në Google. /Prive.al