E dhimbshme: Aktori i Portokallisë tentoi të vrasë veten, vuante nga depresioni dhe bulizmi

By

Emisioni i humorit “Portokalli”, ka qenë njëri prej emisioneve më të komentuar nga shqiptarët. Së funrmi, trupa e aktorëve ka pasur disa prurje të reja, ndër të cilët përmendim aktorin Alex Seitaj.

Në një intervistë për Panorama Plus, Alex ka pranuar se vuante nga depresioni dhe bulizmi. Kjo gjendje e tij ka ndodhur para shumë kohësh kur ai ishte ende në shkollë.

“Është mëkat të mos guxosh vetëm sepse të tjerët mund të tallin apo reagojnë keq”, tha ai.

Aktori rrëfeu se si ka mundur të dalë nga kjo gjendje depresioni dhe të heqë dorë nga mendimi për të vrarë veten.

“Tani ajo periudhë është shndërruar për mua si një burim frymëzimi. Unë kam vazhduar të flas kundrejt sensibilizimit të njerëzve ndaj problemeve psikologjike dhe mendore, si depresioni apo ankthi”.

“Më vjen mirë që shumë më kanë shkruar, duke u identifikuar me historinë time dhe duke kuptuar që me guxim dhe ndihmën e duhur gjithçka do të shkojë mirë”.

“Në fund të fundit, historia ime nuk është një histori dorëzimi por mbijetese. Dhe këtë, duhet ta dinë të gjithë ata që po kalojnë kohë të vështira në jetën e tyre”.

Artikuj të ngjashëm