Anëtari i grupit Babastars Majk, së fudmi solli projektin e tij “Kcen” i cili u prit mjaft mirë nga publiku dhe po vazhdon të ketë shumë sukses.
Ai së bashku me projektin e ri na solli edhe shumë informacione mbi jetën e tij private ku në emisionin NIN në Klan Kosova e pranoi edhe publikisht se është në lidhje me bukuroshen Majlinda Zeka me të cilën tha se ndjehet shumë i lumtur.
E gjatë kësaj kohe sa çifti janë në lidhje Majlinda zgjodhi të ndryshojë stilin e flokëve duke i shkurtuar ato e duke marrë një pamje më ndryshe.
Por duket se ajo është nxituar me këtë veprim pasi që në një postim në Facebook shihet teksa ka postuar dy foto se si duket para dhe pas prerjes së flokëve e duke thënë se është bërë shumë pishman mbi lëvizjen e bërë.
Sidoqoft ajo duket përsëri shumë bukur dhe se bukuria e saj vetëm se ka dal në pah edhe më tepër. /Prive.al/