E çuditshme: Stresi merr një ofertë për të rritur klikimet në Youtube (FOTO)

By

Kohëve të fundit platformat online për shpërndarjen e videoklipeve të ndryshme kanë zbehur në masë të madhe efektin e televizionit.

Secili artist tashmë si mjet kryesor marketingu ka këto platforma ndërsa ndër më të përdorurat është padyshim Youtube.

Edhe vlerësimi i tyre tashmë bëhet në bazë të klikimeve që marrin aty por këto të fundit kanë filluar të manipulohen në masë madhe pasi që një numër i madh i artistëve po i rrisin ato përmes programeve e hakerëve të ndryshëm.

Një ofertë për diçka të tillë i erdhi edhe reperit, Stresi, i cili mbeti i befasuar disi derisa i’u përgjigjë shumë sinqerisht duke i thënë JO këtyre gjërave se nuk i’a lejon ndërgjeja fillimisht e pastaj edhe shumë arsye tjera. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm