Nuk ka më të rehatshme për një grua, se sa të veshë rrobat e partnerit. Gratë janë nganjëherë aq të komplikuara, sa e sakrifikojnë rehatinë e tyre për tu dukur bukur në rroba aspak komode.
E për këto veshje, shpenzojnë shume dhe pamjes i kushtojnë rëndësi kur janë jashtë, por jo edhe në shtëpi.
Thuajse të gjithave u ndodh të enden nëpër apartament me bluzën e pambuktë të të dashurit apo burrit.
Të njëjtën e bën edhe aktorja e famshme Teuta Krasniqi e cila në intervistën “10–të gjëra që s’i dini” në Prive, thotë se nuk ka rroba të sajat të shtëpisë, sepse i vesh gjithmonë ato të Adonisit, bashkëshortit të saj. /Prive.al