Këngëtarja Nora Istrefi, e ka paralajmëruar në mënyrë të befasishme këngën e re.
Duket qartë që këngëtarja ka një famë aq të madhe, saqë nuk i duhet t’i bëjë fushatë vetes për ditë të tëra për këngën e re.
Ajo erdhi si një “boom”, duke treguar vetëm përmes një publikimi në Instagram se kanë mbetur vetëm 24:00 orë që nga publikimi i këngës.
Projekti i ri do të jetë bashkëpunim, por Nora ka zgjedhur të jetë misterioze, duke mos e treguar emrin e këngëtarit apo këngëtares më të cilën ka bashkëpunuar. /Prive.al