Dyshja e njohur do të bëhen prindër për herë të dytë

By

Modelja dhe aktorja angleze Rosie Huntington Whiteley bëri paraqitjen e saj të parë publike që kur njoftoi se ishte në pritje të fëmijës së saj të dytë me Jason Statham.

Modelja 34 vjeçare, shfaqi veshjen e saj në një kombinim të bardhë, dhe të hijshëm të shtunën për lansimin e markës së saj të bukurisë në Los Angeles.

Rosie dukej shkëlqyese teksa festonte krijimin e kompanisë së saj.

Dalja vjen pasi Rosie zbuloi se po priste fëmijën e saj të dytë me Jason Statham, 54 vjeçar, ajo të hënën ndau lajmin e lumtur se është në pritje të fëmijës së dytë.

Në fund të një galerie me fotografi të veshjeve, Rosie zbuloi barkun e saj në rritje teksa kishte veshur një fustan të bardhë.

Rosie dhe Jason, të cilët  kanë qenë së bashku që nga viti 2010 dhe janë fejuar në vitin 2016, tashmë janë prindër të djalit Jack, katër vjeç.

Ata e mirëpritën djalin e tyre një vit pasi u fejuan. Për vendimin e tyre për të mos nxituar në martesë, ajo kishte thënë në vitin 2018 se nuk ishte një përparësi e madhe.

Ajo tha: “Ne mezi po e presim atë kohë. Gjithashtu nuk është një përparësi e madhe për ne; jemi shume te lumtur Unë mendoj se do të jetë argëtuese ta bësh atë kur fëmija të rritet pak dhe ai të përfshihet në dasmë”.

Vitin e kaluar, Rosie deklaroi se ajo dhe Jason do të donin më shumë fëmijë dhe se diferenca e tyre në moshë 20-vjeçare si çift nuk është problem.

Mosha nuk është gjë tjetër veçse një numër deklaroi ajo. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm