Këngëtaret shqiptare Rita Ora dhe Bebe Rexha ka kohë prej kur shquhet për miqësinë e fortë me njëra-tjetrën.
Bashkë i kemi parë në evente të ndryshme, teksa kjo afërsi u bë shkas që të supozohet për një front të dy vajzave kundër një tjetër ylli shqiptar, Dua Lipës.
Bebe në vazhdimësi u supozua që mban krahun e Rita Orës por së fundmi, gjërat kanë ndryshuar dhe ajo po shihet më shumë me Duan.
Kaq ka mjaftuar që Bebe të akuzohet se e ka harruar Ritën.
Këtë ia ka thënë një komentues në foton me Lipën por përgjigja e Bebes ka qenë e shpejtë dhe shumë e qartë.
“JO! Mos ja nisni këtë. Rita është gjithashtu shoqja ime’ – deklaron Bebe për t’i shuar gjithë dilemat. /Prive.al