Dyshohet se ushtroi dhunë fizike ndaj Arbenitës, arrestohet Fero

By

Reperi gjilanas, Feronit Shabani, i njohur me emrin artistik Fero, shpeshherë është futur në telashe me shtetin. I njohur për shumë vepra të cilat bien ndesh me ligjin, ndër vite atij s’i kanë munguar incidentet të cilat i kanë kushtuar me heqje lirie. E kështu ndodhi gjatë ditës së djeshme, pasi i njëjti u arrestua nën dyshimet për dhunë në familje, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se kësaj here Fero dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, modeles së njohur, Arbenita Ismajli.

Kjo e fundit e shqetësuar dhe në gjendje të rëndë është larguar nga banesa ku bashkëjeton me të dyshuarin dhe vajzën e tyre dhe ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës.

Sinjali mëson se sipas dëshmisë së Arbenitës, pas një konflikti verbal me Feron, ai ka eskaluar në dhunë fizike duke e goditur me grusht e më pas ia ka thyer edhe telefonin e saj personal. I njëjti dyshohet ta ketë kërcënuar me jetë, duke i thënë se do e vrasë nëse ia merr vajzën.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë arritur që ta arrestojnë Feron, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që Feros t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Kujtojmë se Prive, të dielën përmes rubrikës ‘E vërtetë, e pavërtetë’, raportoi për një krizë serioze në raportin mes tyre.

Artikuj të ngjashëm