Dymbëdhjetë vite miqësi:Relacioni i dy emrave të ekranit që i mbijetoi kohës!

By

Skena e jonë ndër vite ka arritur të krijojë miqësi mjaft të forta të cilat kanë arritur t’i mbijetojnë kohës duke kaluar kështu edhe dekada.

Një prej tyre është edhe ajo mes prezantueses Arbana Osmani dhe këngëtarit Alban Skenderaj.

Dyshja tashmë kanë plot dymbëdhjetë vite që njihen mes vete duke konsoliduar kështu një shoqëri mjaft të pastër.

Arbana në takimin e fundit me këngëtarin nuk harroi ta cekë këtë detaj mjaft interesant që për shumë kë ka qenë i pa njohur deri më sot.

Shpresojmë që miqësi të tilla si e dyshes të jenë model edhe për figura tjera publike të cilat natyrisht se do të ishin shembulli ideal që duhej ndjekur. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm