Dy vjet më vonë dhe pas 31 orësh udhëtim, Vesa Luma prek tokën shqiptare

By

Prej kohësh, Vesa Luma dhe Big Basta kanë nisur jetën e tyre në Zelandë të re. Çifti së bashku me Lianin na mbajnë të përditësuar gjithnjë me fotografi dhe video, duke na treguar për jetën e tyre në vendin e largët.

Por, toka jote gjithnjë thërret dhe familja u rikthyen në Shqipëri pas dy vjetësh.

Ata udhëtuan për më shumë se 30 orë për të arritur në Tiranë.

Me të mbërritur në shtëpi, vjehrra e Vesës e gostiti familjen me fërgesë si “tironse” që është.

Më poshtë mund të shihni disa nga postimet e këngëtares në Instagram. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm