Përveç se një aktor shumë i njohur shqiptar, ai është edhe njëri ndër burrat më të pasur. Këtë e tregon fakti qëai orët e dorës nuk i zgjedh aspak të zakonshme.
Blerim Destani ka një koleksion prej qindra mijëra eurosh orë dore të cilat i prezanton herë pas here në rrjete sociale.
Dhe çmimet e tyre i bëjnë publike administratorët e faqes What They Wearing në Instagram, që gjithmonë publikojnë çmimet e veshjeve e aksesorëve të të famshmëve shqiptarë.
Muaj më parë, ai prezantoi orën e markës “Richard Mille“, e cila kushtonte 800 mijë euro.
Faqja shqiptare në Instagram, ka zbuluar çmimin e orës Richard Mille të tipit RM011 AKRG Felipe Massa, çmimi i së cilës shënon diku rreth 100,000 euro.
Kurse tani, është blogerja dhe trashëgimtarja e Top Medias, Lori Hoxha, ajo që ka zgjedhur të blejë një orë dore, e cila ka një çmim të çmendur.
Besoni ose jo, ora e Lorit, me diamante tejkalon vlerën e 130,000 dollarëve, siç zbulon faqja “What they wearing” në Instagram.