Të reja vijnë nga këngëtarja Albërie Hadërgjonaj.
Si shumë kolegë të saj, edhe Hadërgjonaj ka nisur një biznes jashtë muzikës.
Në qendër të Tiranës, këngëtarja e ka hapur së fundmi dyqanin “Albëri Couture” me veshje elegante.
Përpos në dyqan, fustanet do të mund të blihen përmes platformës online e cila është në finalizim e sipër.
Por, krahas risive në biznes, duket se të tilla do të ketë edhe në karrierë. Shumë shpejt do të ketë këngë të reja nga Albëria.
“Ka qenë një vit i çmendur dhe mezi pres të kthehem tek performancat e mia dhe këngët e reja” – është shprehur këngëtarja në postimin e bërë në rrjete sociale. /Prive.al
View this post on InstagramIt’s been a crazy year and i can’t wait to get back to my performances and new songs 🙏