Dy reperët e njohur që do vazhdojnë koncertet në ditët në vazhdim

By

Tragjedia e tërmetit të fortë që la 41 të vdekur në Shqipëri është reflektuar edhe në axhendën e këngëtarëve shqiptarë të cilët kishin paraparë ditë të ngjeshura me koncerte në festat e Nëntorit.

Për këtë arsye, shumë prej organizimeve të parapara në ditët në vijim janë anuluar, siç kanë bërë të ditur artistë të ndryshëm përmes rrjeteve sociale.

 

View this post on Instagram

 

Ky koncert me 30. Nëntor 2019 ne Londer anulohet në shënje dhimbje dhe rrespekti ndaj viktimave ne Shqiperi. Dot mbahet nji dat tjeter . Te lutemi për Shqiperin

A post shared by MimozaShkodra (@mimozashkodra) on

Mirëpo, duket të jenë disa prej tyre që kanë vendosur të mos pauzojnë. I pari, Getoar Selimi i cili përmes një postimi në rrjete sociale ka bërë të ditur se bashkë me Majk, nga sot do vazhdojmë me performancat, ku prej secilës prej tyre, ‘do ndajnë kontribut për vëllezërit dhe motrat në nevojë nga fatkeqësia e fundit’

Njejtë ka vepruar edhe Unikkatil me një ndryshim të vogël duke qenë më preciz për kontributin e ndarë në koncertin e 30 Nëntorit.

‘Avalon Club ka me dhuru 5 franga nga çdo biletë të koncertit me 30 Nëntor. Unë poashtu kom me shtu 5 franga për çdo 5 franga’ – ka deklaruar Viktori.

 

View this post on Instagram

 

Shihemi për festën e pavarësisë!!! 🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱 30 Nëntor @avalonclubluzern 🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱!!!

A post shared by Unikkatil (@unikkatilofficial) on

Kujtojmë se fytyra publike të shumta, përfshirë me theks të veçantë nga Kosova, kanë ndarë shuma të konsiderushme të parave në ndihmë për të prekurit nga termeti në Shqipëri. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm