Dy mite për kremin mbrojtës kundër diellit

By

Të gjithë e dimë se rrezet e diellit sado të këndshme të jenë, janë dëmtuese për lëkurën tuaj në planin afatgjatë.

Mirëpo ekzistojnë edhe disa perceptime të gabura për këtë krem dielli, si këto më poshtë:

Përdorimi i kremit mbrojtës me SPF të lartë, ju lejon të qëndroni më  gjatë në diell

Sigurisht që kremi me SPF 30 ju mbron më shumë se ai me SPF 15, por kjo nuk do të thotë që nëse e teproni me qëndrimin në diell, nuk do të përfundoni me një lëkurë të dëmtuar.

Është e nevojshme ta përsërisni aplikimin e kremit çdo dy orë kur qëndroni në diell.

Ju mund të mos e përdorni kremin kundra diellit në një ditë me re

Nuk mund të bëni asgjë për të penguar depërtimin e rrezeve UV në sipërfaqen e tokës. Kështu që sido të jetë moti, duhet të vendosni një sasi të mirë kremi kundra diellit në lëkurë para se të dilni nga shtëpia. /PRIVE.AL

Artikuj të ngjashëm