Pas kontraktimit të koronavirusit Idris Elba qetëson fansat

By

Idris Elba dëshiron që të gjithë ta dinë që ai është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Në një video në Twitter Live që postoi të martën, aktori iu përgjigj disa pyetjeve nga ndjekësit dhe ofroi një azhurnim se si po ndjehet pasi është diagnostikuar me koronavirus.

Mesazhi i tij i parë ishte që njerëzit të ndalojnë përhapjen e teorisë konspirative se njerëzit me ngjyrë  nuk mund të kontraktojnë Covid-19, duke thënë “është budallallëk dhe është shumë e rrezikshme”.

“Ju lutem njerëz, tani nuk është koha,” tha ai. “Njerëzit duhet të dinë fakte, duhet të kuptojnë të vërtetën në mënyrë që të mbrojnë veten. Ndaloni së shpërndari këto gjëra të rreme. Është shumë e rrezikshme për të gjithë, jo vetëm për njerëzit me ngjyrë, por për të gjithë”.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje, ai shpjegoi pse u testua kur nuk po shfaqte ndonjë simptomë. Elba tha se ai ishte njoftuar të Premten e kaluar se ai kishte qenë në kontakt me dikë që kishte testuar pozitivisht.

Burimi: CNN

 

 

Artikuj të ngjashëm