Dy këngëtare shqiptare me të njejtin “Valentin” (FOTO)

By

Festëa e ’14 shkurtit’ pavarësisht se një numër të madh të figurave tona e gjeti të bashkuar, një pjesë tjetër të konsiderueshme i zuri ‘Single’.

E ata që ishin me një status të tillë në mungesë të të dashurve ‘personin’ e zemrës e zëvendësuan me ndonjë figurë mjaft të njohur.

Njejt ndodhi edhe me dy këngëtaret tona të cilat edhe pse njëra në lidhje e tjetra ‘Single’ publikuan të njejtin personazh për ‘Shën Valentin’.

Bëhet fjalë për këngëtaret e njohura Dafina Zeqiri e Flaka Krelani të cilat zgjodhën një fotografi të vjetër të ikonës së hip hopit botëror 2Pac.

Mes tjerash në fotografinë në fjalë artisti shihej me një trëndafil në dorë fakt i cili edhe më shumë i ka shtyrë dyshen  ta publikojnë të njejtën fotografi e cila natyrisht se ishte e rastësishme. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm