Me 11 nëntor ajo doli në skenë edhe menjëherë e pushtoi atë.
Lëvizjet e saja, ritmi i këngës dhe teksti ishin tri elementet me të cilat Ronela Hajati e bëri diferencën në prezantimin e këngës së saj në festivalin “Kënga Magjike”.
Këngëtarja erdhi me një këngë të shkruar e punuar nga Flori Mumajesi, ndërsa kënga i flet një dashurie të humbur, megjithatë ritmi i saj s’të lë do të vuash edhe pse kënga quhet “VUJ”.
Dhe siç do pritej, kjo këngë menjëherë mori zemrat e shqiptarëve, e nga data e publikimit e deri më tani numëron plot 1,393,696 klikime.
Një tjetër këngë që i bëri shqiptarët të shtypin butonin “replay” me miliona herë, është ajo e Fifit dhe reperit MC Kresha.
Dyshja sollën një super këngë dashurie, një pjesë e cila është baladë që këndohet nga Fifi me një repturë të shkrirë nga MC Kresha.
Kënga ishte tejet e suksesshme pasi vetëm në tri ditë, ka marrë mbi 1,376,816 klikime, dhe marrë parasysh kohën e shkurtër që llogaritet nga momenti i publikimit, dyshja kanë këngën më të pëlqyer nga publiku deri më tani. /Prive.al