Në skenë është pothuajse prej hapave të parë të jetës.
Ka shoqëruar fëmijërinë, rininë e moshën e pjekurisë së shumë gjeneratave në mbi tre dekada aktivitet që e bënë Adelina Ismailin një prej këngëtareve më ikonike shqiptare.
E duket se më në fund, koha ishte për një kapitull të ri.
Këngëtarja debutoi mbrëmjen që lamë pas në rolin e prezantuseses në formatin e saj të bazuar në intervista “kokë më kokë”.
Siç paralajmëroi Prive, fokus i emisionit do jenë kryesisht (por jo gjithmonë) politikanët dhe me një të tillë, Adelina Ismaili nisi!
Me ish-Kryeministrin Ramush Haradinaj si të ftuar të parë, intervista një orëshe ofroi një dimension tjetër me rrëfime interesante ku spikaste natyraliteti i të dyve.
Në një prej sekuencave, Ismaili e riktheu në këndim ish-Kryeministrin i cili nuk ia përton kësaj pjese asnjëherë.
Teksa Adelina tashmë ka nisur një rrugëtim të ri në televizion, një pyetje s’kemi se si mos ta shtrojmë: a ka diçka që ajo s’di të bëjë? Mesa duket, jo! /Prive.al