Dy artistëve të njohur iu ndalohet hyrja përgjithmonë në Rusi

By

Sean Penn dhe Ben Stiller janë në mesin e 25 amerikanëve që iu është ndaluar hyrja përgjithmonë në Rusi, për shkak të mbështetjes për Ukrainën.

Të hënën (5 shtator), Ministria e Jashtme e Rusisë vendosi sanksione personale ndaj një grupi amerikanësh në përgjigje të sanksioneve të SHBA kundër rusëve që rrjedhin nga konflikti në Ukrainë.

Penn dhe Stiller kanë qenë kritikë të hapur të pushtimit rus të Ukrainës, shkruan Indepedent, transmeton Klankosova.tv.

Penn zbuloi se kishte menduar t’i bashkohej forcave ukrainase për të luftuar kundër Rusisë.

Ndërkohë, Stiller – i cili është një ambasador i vullnetit të mirë për Komisionerin e Lartë të OKB-së për Refugjatët – lavdëroi Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, duke e quajtur atë “heroi im”, pas një vizite në vend në Ditën Botërore të Refugjatëve.

Artikuj të ngjashëm