‘Kaje’ që u bë hit në rrjete sociale për vetëm 30 minuta është publikuar e plotë pak ditë më parë.
Kënga që vjen si bashkëpunim mes Yll Limanit dhe Dafina Zeqirit po e dëshmon veten si një hit i vërtetë dhe himni i kësaj vere.
Por duket se Ylli ka vënë re disa që edhe po e kuptojnë këngën gabim.
”Kaje do të thotë qaje, vajtoje. Jo ka je, ku je, se doni me më çmend”– shkruan Ylli duke u treguar fansave kuptimin e këngës.