Dukesha e Kembrixhit është parë shumë shpesh duke ju bërë foto fëmijëve të saj. Në raste speciale si ditëlindje apo dita e parë e shkollës, Kate gëzon fansat e saj duke ndarë disa foto të fëmijëve. Ajo këtë traditë e filloi në vitin 2015 ku në vend se të punësonte një fotograf, ajo bëri fotot e para zyrtare të vajzës Princesha Charlotte.
Kate ka studiuar për art në universitet dhe ka pasur gjithnjë pasion fotografinë edhe para së të bëhej pjesë e familjes mbretërore.