Rina Balaj dhe SinBoy e kanë gati bashkëpunimin e tyre për të cilin PRIVE ka raportuar javë më parë.
Në intervistën e javës së kaluar, reperja e cila ‘u zhduk’ për dy muaj nga muzika dhe rrjetet sociale, dha detaje për projektin e dytë me tashmë të dashurin e saj, reperin shqiptar, të famshëm në Greqi.
Ajo tha se gjithçka ishte punuar nga ata dy teksa për klipin është përkujdesur Valon Aziri.
SinBoy së fundmi postoi një fotografi nga një skenë e klipit duke treguar se çdo gjë është gati për lansim por duke mos dhënë një datë të saktë.
Megjithatë, për të gjitha fansat e Rinës që nuk e kanë dëgjuar tash e disa muaj, pritja do ja vlejë./Prive.al