“Break down” u publikua 24 orë para.
Një prej dueteve më të pritura duket se po korr sukses të jashtëzakonshëm.
Milioni i parë u kap pa u bë një ditë e plotë dhe duket se kjo performancë e këngës së Encës e Don Xhonit ka bërë që të reflektohet në top-listën botërore.
Kënga është e renditur e 10-ta në renditjen e “trending” në Youtube krahas mega hiteve të artistëve si Maluma, One Direction e Taylor Swift.