Dua qenka nervozuar mbrëmë në BRIT Awards – sipas mediave ja çfarë ndodhi me këngëtaren

By

Dua Lipa shkruan The Sun, është sjellë mbrëmë si një dive e vërtetë në prapaskenat e BRIT Awards.

Këngëtarja e cila mori çmimin për këngën më të mirë britanike të vitit 2019 bashkë me Calvin Harris për këngën “One Kiss”, thuhet se i ka shmangur gjithë njerëzit që vinin ta takonin në prapaskenën e ceremonisë.

Burimet tregojnë për gazetën se 23 vjeçarja ishte tejet e nervozuar që i ishte ndarë dhoma e veshjeve shumë afër skenës së BIRT Awards në London O2 Arena.

Image result for brit awards red carpet dua lipa 2019

Dhe ata po ashtu thonë se ajo i shmangte të gjithë njerëzit që i flisnin e më pas, e kishte shkoqur emrin e saj nga dera e dhomës së veshjes në mënyrë që askush të mos e dinte se ajo ishte aty.

“Ajo e bëri të qartë se nuk donte të fliste me askë që shkonte e i uronte fat. Dhoma e saj ishte tejet afër me dhomën e grimit çka do të thotë se shumë njerëz po kalonin aty pari. Pastaj ajo e largoi emrin nga dhoma në mënyrë që askush të mos e dinte se Dua ishte brenda”, kanë thënë burime të Duas për The Sun. /Prive.al

Image result for brit awards red carpet dua lipa 2019

Artikuj të ngjashëm