Rita Ora dhe Dua Lipa, dy shqiptaret më të famshme në sferën e muzikës moderne botërore shpesh janë komentuar për një raport që lë për të dëshiruar.
Kunjat mes vajzave, rivaliteti në heshtje dhe tendenca për të shmangur njëra-tjetrën janë vërejtur në vazhdimësi.
Por, se një etapë e re ka lindur mes vajzave,u la të kuptohet nga konferenca e Duas në Prishtinë kur tha se Kosovën e njohin me Rita Orën, njerëzit me të cilët takohet.
E duket se edhe Rita ka bërë një hap në këtë drejtim.
Për të parën herë, ajo ka pëlqyer fotografinë e Duas nga koncerti ku falenderon turmën e madhe të njerëzve në vendin e origjinës.
Akujt mes vajzave duket të jenë shkrirë përfundimisht. /Prive.al