Dua Lipa u rikthye me ish të dashurin? Komenti i tij lë vend për dyshime

By

Ajo u nda nga muzikanti Paul Klein pas një lidhjeje disa muajsh.

Prive në fillim të këtij viti, pati raportuar duke iu referuar gazetës The Sun se arsyeja e ndarjes së Dua Lipës me Paul Klein, ishte se ajo ende kishte ndjenja për ish të dashurin, modelin Isaac Carew.

Dhe mes tyre mund të ketë rilindur dashuria apo janë vetëm miq të mirë, kjo mbetët për tu diskutuar por një gjë është e sigurt, ata janë në kontakt.

Dua ka publikuar një fotografi të Premten në të cilën shfaqet tejet atraktive, ndërsa është Isaac ai që i ka komentuar: “Si tu rritën ka shpejtë flokët?”

Komenti i tij vjen pasi Dua dje prezantoi stilin e ri të flokëve, duke treguar se i kishte prerë fare shkurt. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm