Dua Lipa, vajza me prejardhje kosovare që po e arrin famën ndërkombëtare, i ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët.
Me paraqitjet e saj nëpër koncerte e në shfaqje të famshme televizive amerikane, ajo është nisur drejt famës me hapa të sigurt.
Koncertin e radhës e ka mbajtur në qytetin Utrecht të Holandës, duke dhënë një shfaqje fantastike para audiencës.
Pamja e saj e freskët rinore do i mbante sytë e gjithsecilit drejt saj.
Si gjithnjë me stil unik e pamje prej rebeleje, edhe në këtë koncert ajo kishte vendosur të veshte rroba që linin hapësirë për paraqitjen e linjave perfekte.
Edhe pse 22 vjeçarja nuk ka shumë kohë që është ndarë nga i dashuri, po paraqitet më energjike dhe më e lumtur se kurrë.
Para se të performonte në Holandë, ajo ka pasur performancë edhe në Milano të Italisë, nga ku edhe ka nisur turneun e parë ku do performojë këngët e albumit të ri “Deluxe”.
A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on