Dua Lipa tregon mëdyshjet që i ka pasur për publikimin e “Future Nostalgia”

By

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa së bashku me babanë e saj Dukagjin Lipën e kanë zhvilluar një intervistë përmes internetit me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin.

Në intervistën që është transmetuar në televizionin Klan Kosova, ylli i muzikës ‎pop ka treguar për mëdyshjet që i ka pasur rreth publikimit të albumit “Future Nostalgia” në një kohë pandemie.

“Ka qenë bajagi kohë interesante për ta publikuar albumin në një kohë pandemie – ta promovosh përmes Zoom nga shtëpia. Unë kam qenë pak në mëdyshje rreth asaj nëse është dashur që ta publikoj albumin në këtë kohë për arsye se shumë njerëz janë duke vuajtur gjatë kësaj kohe”.

“Nuk e dija se a është koha e duhur për ta publikuar albumin. Pikërisht për këtë arsye unë e kam krijuar këtë album për t’i ndihmuar njerëzit që të shkëputen nga ajo çfarë po ndodh përjashta”.

“Unë kam menduar se ndoshta tash kemi nevojë për pak rehati dhe për ta larguar mendjen nga ajo çfarë po ndodh nëpër botë – jam shumë e kënaqur me rezultatet”.

“Kam pranuar shumë mesazhe të mira nga njerëz që iu është gjetur kjo muzikë gjatë kësaj kohe. Kisha pasur dëshirë të shkoja në turne dhe të performoj, por ma merr mendja se kur të bëhemi bashkë në janar dhe shkurt për vazhdimin e turneut, do kënaqemi shumë”.

Artikuj të ngjashëm