Dua Lipa shënon një tjetër sukses të madh në karrierën e saj

By

Dua Lipa padyshim që me punën e saj ka arritur majat e suksesit në industrinë e muzikës ndërkombëtare, duke u bërë një ndër yjet më të mëdhenj në botën e muzikës.

Dua, së fundmi është bërë artistja e vetëm femër që ka dy albume brenda top 10 albumeve më të transmetuara në historinë e Spotify.

Këtë e ka bërë të ditur Dua, përmes një postimi në InstaStory, e cila ripostoi postimin e një prej faqeve të ndjekësve të saj.

Albumi – Dua Lipa (Complete Edition) zë vendin e tretë, dhe albumi – Future Nostalgia (The Moonlight Edition) zë vendin e dhjetë në platformën Spotify. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm