Me shfaqje të mrekullueshme nga BTS, The Black Eyed Peas, DaBaby, The Weeknd, Doja Cat, Maluma me CNCO dhe Lady Gaga, VMA padyshim që e zbukuroi këtë të diel.
Sidoqoftë, ngjarja e këtij viti dukej pak më ndryshe se zakonisht mes pandemisë së koronavirusit. Çdo vit ngjarja zhvillohet kryesisht në Barclays Center, por këtë vit, artistët u ngjitën në skenë në vende pa audiencë përreth New York City për t’iu përmbajtur udhëzimeve të distancës sociale.
Ndër fituesit e mbrëmjes ishte edhe Dua Lipa, ku mori cmim për “Efektet më të mira vizuele”, për këngën “Physical”, pjesë e albumit të saj të ri me titull “Future Nostalgia”. /Prive.al