Dua Lipa rikthehet me të dashurin?!

By

Ka kohë që nuk i kemi parë bashkë.

Pushime në Meksikë, e kishte marrë bashkë në Kosovë dhe më pas krejt papritur u tha se u ndanë.

Një gjë të tillë e kishte konfirmuar edhe vet këngëtarja Dua Lipa gjatë një interviste, duke thënë se është ‘single’.

Ajo dhe i dashuri i saj, modeli britanik, Isaac Carew, dukej se i kishin dhënë fund lidhjes së tyre. Mirëpo, Dua ka ngritur sërish dyshime se gjërat mund të jenë rikthyer në trajtën e mëparshme për ata të dy.

Këtë e thotë në një farë mënyrë një video që Dua e ka publikuar në profilin e saj në Instagram përmes Instastory, ku Isaac shihet nën shoqërinë e këngëtares në një ambient shtëpie.

Dua nuk ka thënë asgjë, përpos që në video dëgjohet duke qeshur me veprimet e modelit, që përpiqet të vesh një çorape.

Por a u kthyen sërish bashkë apo kjo është vetëm një miqësi e pastër, kjo mbetët të shihet. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm