Pas tragjedisë që ka ndodhur në Shqipëri si pasojë e një tërmeti të fortë, ka reaguar edhe Dua Lipa.
Këngëtarja me origjinë shqiptare, ka bërë një postim në instastory duke thënë se po lutet për të gjithë shqiptarët gjatë kësaj kohe të vështirë.
“E shkatërruar pas këtyre lajmeve tragjike. Zemra dhe lutjet e mija janë me popullin shqiptar. Ju dërgoj dashuri në këtë kohë të vështirë”, shkroi Lipa.
Deri tani raportohet për më shumë se nëntë viktima dhe rreth 600 të plagosur./Prive.al