Këngëtarja e famshme me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, ka zgjedhur të bashkëpunojë me markën e njohur botërore të veshjeve dhe atleteve sportive “Adidas”, transmeton Klan Kosova.
23-vjeçarja ka sjell një numër të fotografive teksa merr poza duke reklamuar atletet dhe tutat e kompanisë gjermane.
“Kampanja ime më e fundit me Adidas”, ka shkruar në rrjetin social Instagram, Lipa.