Pak javë më parë, ikona e bukurisë Agnesa Vuthaj qëndroi për disa ditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Krahas impenjimeve në punë, Vuthaj gjeti kohë edhe për relaks ku mes tjerash në evente u takua edhe me yjet shqiptar në ngjitje, Dua Lipa e Albert Stanaj.
Të parës, Agnesa ia prezantoi edhe koleksionin e saj të çantave që duket se iu kanë përshtatur shumë shijeve të këngëtares.
Foto: Agnesa Vuthaj duke i prezantuar Dua Lipës koleksionin ‘hand-made’ të çantave
Disa javë pasi pranoi si dhuratë një të tillë nga Agnesa, Dua e ka përdorur çantën AV në një prej paraqitjeve të saj në New York.
Krenarinë me përdorimin e produkteve nga Kosova, Agnesa e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram. /Prive.al/
Foto: Dua me çantën e Agnesës, mbrëmë në New York.