Dua Lipa paralajmëron album të ri: Ikën në një vend parajse për të punuar në këngët(FOTO)

By

Në këto ditë të para të Janarit, ajo zgjodhi ta linte Londrën e ftohtë për një vend ekzotik, që ofron diell e det.

Këngëtarja është shpërngulur nga Europa për në një vend të ngrohtë të Amerikës dhe atje u zgjua pranë një parajse.

Dhe atje, nuk do qëndrojë hiç më pak se disa javë.

“Nëse ju duhem do të jem këtu për disa javë. Ndjehem shumë me fat që u zgjova në këtë parajsë me disa nga njerëzit e mi të preferuar me të cilët do të punoj për albumin tim të ri. Jam shumë e lumtur për të gjitha këto mundësi dhe shumë falënderuese që kjo është pjesë e punës time. Me shumë dashuri nga Jamaica”, ka shkruar Dua:

Vitin që lamë pas, ajo pati suksese të mëdha duke u shpallur edhe si këngëtarja më e kërkuar në Britani të Madhe në vitin 2017, e me këngën e saj “New Rules”, u shpall si Artistja më e mirë e Re nga MTV EMA 2017. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm