Dua Lipa nesër në Kosovë, këto janë detajet e qëndrimit të saj në vendlindje

By

Trimi i mirë me shokë shumë! Kështu na ngjan Dua Lipa e cila po kthehet në vendlindje, dhe jo vetëm por me shumë artistë botërorë që do të ndezin Kosovën këto 3 ditët e ardhshme.

Festivali, tashmë i përvitshëm “Sunny Hill 2019”, do të të mbahet më 2, 3 dhe 4 gusht në Prishtinë. Organizatori i këtij festivali, Dukagjin Lipa, ka thënë se qëllimi i këtij eventi është “promovimi i vendit tonë dhe i artistëve tanë, që artistët botërore të shohin çfarë njerëz të mirë ka Kosova”.

E nisur nga kjo as Dua Lipa nuk do të mungojë në organizimin e këtij viti. Është konfirmuar se ajo do të jetë prezente edhe në një konferencë për të prezantuar projektin “Sunny Hill Foundation Music & Arts Center”, e cila do të mbahet nesër me datë 2 gusht, në Hotelin Emerald në ora 11:00.

Në Sunny Hill Festival, do të jenë prezente edhe kamerat e Klan Kosovës për të xhiruar gjithë koncertin. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm