Dua Lipa në majë të karrierës, tani edhe fytyra e markës së njohur të veturave

By

Këngëtarja Dua Lipa, në moshën 23 vjeçare ka arritur kulmin në karrierë duke u bërë ndër emrat më të njohur të momentit në skenën muzikore ndërkombëtare.

E meqë fama e saj ka arritur majat, edhe kërkesat që ajo të përfaqësojë brende të ndryshme botërore i kanë arritur “te dera”.

Lipa ka lajmëruar se do të jetë fytyra e re e makës së veturave Jaguar, pasi që me kompaninë ka xhiruar një reklamë.

Në skenat e klipit të marketingut Dua duket “vrastare” dhe tejet atraktive.

Këngëtarja ka publikuar në profilin e saj në Instagram një pjesë të këtij klipi publicitar, ku shihet edhe duke vozitur.

Por ka diçka që s’e dimë rreth Duas! Siç ka thënë në një intervistë në fillim të këtij viti, ajo nuk posedon patentë shoferi, megjithatë pati thënë se në prill do i hyjë procedurës për ta marrë por nuk ka treguar nëse tashmë i ka kryer testet e nevojshme për tu kualifikuar për patentë të tipit B. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm