A jeni gati? – Anxhelina Hadërgjonaj po rikthehet me projekt të ri

By

Anxhelina Hadërgjonaj ka vendosur t’i rikthehet muzikës.

Ajo është duke punuar mbi projektin e ri për të cilin nuk ka dhënë asnjë detaj.

Lajmi u bë i ditur përmes një fotografie të cilën ajo e postoi pa asnjë përshkrim, por të njëjtën e morën Faton Shoshi, Ledri Vula, Albërije Hadërgjonaj, Alban Ramosaj e Beatrix Ramosaj, të cilët e postuan në instastory duke bërë me dije rikthimin e saj.

Këtë e konfirmoi edhe më shumë Makeup by Sammuel i cili tha se po ndjehet krenar për Anxhelinën.

‘Anxhelina is releasing  her music soon’, shkroi ajo.

Këngëtarja e cila pati disa projekte shumë vite më parë, shkoi në Amerikë dhe mbeti atje për një kohë të gjatë.

Ajo nuk solli këngë të reja, mbase për t’u përgatitur mirë deri në momentin e duhur./Prive.al

Artikuj të ngjashëm