Këngëtarja me famë botërore e me prejardhje shqiptare Dua Lipa, ka qenë mbrëmë e ftuar në njërin prej emisioneve më të shikuara franceze.
Pasi ka kënduar live, ajo në një sekuencë televizive, është shndërruar në prezantuese moti.
Live në emisionin Quotidien, Dua i ka dhënë temperaturat për Francën e më pas, në ekran është shfaqur Prishtina, qyteti i saj i zemrës, për të cilin thotë se temperaturën do e ketë njësoj si Parisi. /Prive.al